Policia e Ukrainës ka arrestuar sot një 31-vjeçar, i cili akuzohet për vrasjen e një gruaje së bashku me vajzën e saj.
I arrestuari dyshohet edhe për planifikim të një sulmi të ngjashëm më atë të Berlinit, ku ai do t’i shtypte qytetarët me kamion, vetëm se këtë do të bënte në Nicë të Francës.
Policia ka njoftuar se personi i arrestuar ka kryer dy vrasje në një fshat në jug të Ukrainës dhe ka djegur dy shtëpi.
Ai ishte zhdukur me një kamion të vjedhur, për t’u kapur më vonë nga zyrtarët e policisë, transmeton Express.
Bazuar në informatat që Policia ka siguruar nga një i afërm i tij, personi i arrestuar ishte duke planifikuar një sulm identik me atë të Berlinit. /Express/


