Kaloi një milion milje, Nissan Frontier sërish në gjendje të mirë si kur doli nga prodhimi

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Sulmoi seksualisht një grua në Shtime, arrestohet

Një burrë është arrestuar në Shtime pasi që i njëjti dyshohet se ka ngacmuar...

Moti sot i vranët e me shi

Sot parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe kohë pas kohe me reshje...

Nissan Frontier kaloi 1.6 milion kilometra dhe sërish duket po as mirë sa edhe kur u lansua

Brian Murphy nga Çikago e Shteteve të Bashkuara, në vitin 2007 e ka blerë një Nissan Frontier dhe ka vendosur që të kalojë me të një milion milje, gjë që edhe e arriti, transmeton Telegrafi.

Me të lëshuar punën në një kompani që merrej me shpërndarje të postës, ai e bleu këtë makinë dhe vendosi të punëonte vet për shpërndarje të ndryshme. Për çdo ditë, ai zgjohet herët dhe nisë dërgesat dhe nuk kthehet në shtëpi deri në orët e mbrëmjes.

Në këtë formë, 13 vite më vonë, makina e tij Nissan, ka arritur të kalonte milion milje dhe këtë arritje, Murphy ka dashur ta ndajë me të gjithë.

“Çfarë të bëj tani, t’ia ndërroj vajin”, ka thënë duke qeshur ai, ndërsa ekipi që e filmonte, lëshuar drita në brendi, që ta shënojnë këtë moment.

Arritja në shtëpi atë ditë, nuk ishte aspak e njëjtë sikur ditëve të tjera, sepse familjarët dhe të afërmit, kishin dalë ta pritnin me fishekzjarrë, për ta uruar.

Të kaluarit e 1.6 milion kilometrave, si dhe mbetja sërish në gjendje si ishte kur doli nga prodhimi, është bërë sepse pronari kujdeset shumë për makinën, derisa kujdeset që t’ia ndërrojë vajin për çdo dhjetë mijë kilometra. Derisa, në gjysmën e këtij udhëtimi, kur vetura kaloi 500 mijë milje, është dashur të ndërrohet ulësja e shoferit.

Urimi më i mirë për të, ka qenë që po me këtë Nissan Frontier, të arrijë dy milionë milje, apo edhe më shumë dhe me po këtë gjendje të mirë. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Mercedes-Benz është prodhuesi i parë gjerman që miraton lidhësin NACS të Tesla-s për veturat elektrike

Mercedes-Benz njoftoi miratimin e lidhësit për karikim NACS të Tesla-s në automjetet e saj...

Sa kohë duhet “për të mbushur me rrymë” një makinë Tesla?

Caktimi i kohëzgjatjes së mbushjes së një automjeti elektrik si Tesla thuhet se është...

Pse rriten kaq shumë përmasat e veturave nga brezi në brez?

Prej kohësh ka qenë e zakonshme që veturat të rriten nga brezi në brez,...