“Kalimi në City i Messi do të më bënte shumë, shumë të lumtur”

PUBLIKUAR

Pablo Zabaleta ka thënë se ai shpreson që Lionel Messi do t’i bashkohet Manchester City nëse ai largohet nga Camp Nou derisa ka shtuar se kalimi në Etihad Stadium i tij do ta bënte atë “shumë, shumë të lumtur”

Messi kishte shokuar botën e futbollit kur kishte bërë kërkesë formale për t’ui larguar nga Barça pas deklasimit 8-2 nga Bayern Munich sezonin e kaluar në çerekfinale.

33 vjeçari mendoi që do ta aktivizonte një klauzolë lirimi në kontratën e tij ku ai mund të largohej nga klubi si transfer i lirë, por Blaugrana arriti më sukses ta ndalojë largimin e tij me ndihmën edhe të La Ligas.

“E di që Messit nuk është duke i pëlqyer gjendja që është tani”, tha ish mbrojtësi i City për Marca.

“Ai mund vetëm të mendoj çfarë është më e mira për të ardhmen e tij dhe ta kthejë klubin në rrugën e duhur për të fituar trofe. Nuk i di planet e City dhe mendimin e Messi”.

“Më e mira për të është të fokusohet për gjendjen në të cilën është. Nëse ai e ndryshon klubin, do të isha shumë i lumtur nëse City është klubi që ai zgjedh”. /GazetaExpress/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...