Kalifornia mund të goditet nga një tërmet edhe më i madh vetëm disa ditë pas tërmetit 6.4 shkallë Rihter që ndodhi të enjten, paralajmërojnë ekspertët, transmeton Gazeta Express.
Kjo ndërkohë ishte dridhja më e madhe në 20 vitet e fundit në këtë shtet amerikan.
Tërmeti që ndodhi me 4 korrik, shkatërroi rrugë, shkaktoi zjarre dhe theu linjat e rrymës.
Këtu janë disa pamje nga dyqanet ku shihen sa të forta kanë qenë dridhjet.
Kalifornia është një ndër shtetet me më së shumti banorë në të gjithë ShBA’në. /Gazeta Express/


