Kajsitë janë shumë ushqyese, ndërsa dy kajsi të freskëta kanë vetëm 34 kalori, 8 gramë karbohidrate, një gram protetinë, 0.27 gram yndyra dhe 1.5 gram fibra, shkruan “Zëri.info”.
Përveç shijes së shkëlqyeshme, kajsitë janë plot vitamina dhe minerale të cilat ndihmojnë në funksionimin e drejtë të organizmit. Janë arsye të shumta pse këtë frutë duhet futur në ushqimin e përditshëm, pasi sigurojnë tretjen e mirë, ruajnë shëndetin e syve, pengojnë rrezikun e paraqitjes së sëmundjeve të zemrës, lëkurën e ndihmon të duket bukur dhe e re.
Kajsitë janë shumë ushqyese, ndërsa dy kajsi të freskëta kanë vetëm 34 kalori, 8 gramë karbohidrate, një gram protetinë, 0.27 gram yndyra dhe 1.5 gram fibra.
Janë burim i shkëlqyeshëm i beta-karotenit dhe luteinës, antioksiduesve të cilët ndihmojnë në luftën kundër radikaleve të lira. Janë burim i shkëlqyeshëm i vitaminave A, C dhe E.
Përmbajnë flavonoide të cilat ndihmojnë te sëmundja e diabetit e te sëmundjet e zemrës dhe me sukses neutralizojnë radikalet e lira dhe mbrojnë nga sëmundjet kronike.
Vitaminat A dhe E që gjendet në kajsi janë të rëndësishme për ruajtjen e syve, duke i ruajtur nga dëmtimet e ndryshme. Po ashtu falë antioksiduesve dhe vitaminës C kajsitë janë të mira për lëkurën, pasi e mbrojnë nga ndikimi negativ i rrezeve UV.
Kajsitë janë të pasura me ujë, prandaj ndihmojnë në mbajtjen e shtypjes së gjakut në nivelin e duhur, pastaj ruajnë shëndetin e nyjave dhe punën e zemrës. /ZERI


