“Kaio Jorge si Ronaldo fenomeni, Juve ka bërë një super goditje”

PUBLIKUAR

Juventusi ka përforcuar sulmin me Kaio Jorge dhe të gjithë tifozët e ekipit italian janë kuriozë të shohin talentin brazilian me fanellën bardhezi.

4 milion euro i kushtoi Juves kartoni i sulmuesit 19-vjeçar.

Ish-trajneri i tij te Brazili U17, Guilherme Dalla Dea thur elozhe për lojtarin ofensiv në deklaratën e dhënë për GDS.

Juventusi ka marrë një talent të madh. Shumë njerëz e krahasojnë Kaio me Ronaldo fenomenin. Kaio është i shpejtë dhe teknik, teksa mund të jetë vdekjeprurës në lojën një kundër një. Ai gjithashtu ka karakterin e duhur për Juventusin, do të jetë zbulimi i bardhezinjve dhe i Serie A. Çfarë goditje, Juventusi ka siguruar një talent për të ardhmen“, deklaron Guilherme Dalla Dea.

 

 

 

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...