Kafja me kërpudha është pije më e re çudibërëse

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Dëshmitari Qeriqi pyetet për takimet me ish-krerët e UÇK-së si dhe për funksionet e tyre

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë po vazhdon dëshminë dëshmitari  Ramiz...

Qe se si bëhet dhe përse është më e mirë se kafja e zakonshme

Mbase tingëllon si kombinim i çuditshëm, mirëpo gjithsesi ia vlen ta provoni, transmeton Telegrafi.

Nëse keni vërejtur që në Instagram gjithnjë e më shpesh ju dalin fotografi njerëzish të cilët janë plotësisht të ngazëllyer me kafen apo çajin me kërpudha, me siguri keni thënë që fjala është për një pije të shpikur çudibërëse, apo diçka vërtet magjike?

Gjykuar sipas ekspertëve, përgjigjja është kjo e dyta.

Dhe e gjithë procedura e përgatitjes së kafes me kërpudha është shumë e thjeshtë.

Kërpudhat e thara zihen dhe nga to bëhet ekstrakti, i cili pastaj i shtohet kafes apo çajit.

Shumica betohen që kafja është shumë më e mirë për shkak të shijes së kërpudhës nga dheu e cila perfekt shkrihet me aromën e saj. Dhe kur është fjala për superpijen, edhe aty ka shumë gjëra të cilat e vërtetojnë.

Kërpudhat janë burim unik i vitaminës D dhe disa vitaminave B, të cilat u mungojnë një numri të madh njerëzish.

Pos vitaminave, kërpudhat në vete përmbajnë edhe nivelin më të lartë të antioksidantëve të cilët ndihmojnë në mbrojtjen e trupit tonë nga dëmi i cili mund t’i kontribuojë zhvillimit të kancerit, sëmundjeve të zemrës…

Mirëpo kjo nuk është edhe fundi i listët, sepse kërpudhat konsiderohen adaptogjene – substanca të cilat i ndihmojnë trupit ta përballojë stresin dhe të forcojë sistemin e imunitetit.

Kafja me kërpudha mund të jetë burim i shkëlqyeshëm për të gjithë ata të cilët kanë probleme me sëmundje kronike dhe inflamacione, thonë hulumtuesit. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Keni qarkullim të dobët të gjakut: Me ndihmën e këtyre artikujve do ta rregulloni shumë lehtë!

Duke pasur parasysh që qarkullimi i gjakut ndihmon bartjen e oksigjenit dhe nutrienëve në...

Llojllojshmëria e vitaminave B: Në cilin ushqim më së shumti ka dhe cili është më i rëndësishmi?

Ekzistojnë 8 vitamina të ndryshme në grupin e vitaminave B: tiamina, riboflavina, niacina, thartira...

Zgjidheni problemin e rritjes se thoit në mish te fëmijët

Me një masazh të thjeshtë në shtëpi, mund t’ua lehtësoni vuajtjen në vetëm 7...