Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq shpreson që ta rifillojë sot evakuimin e civilëve dhe të plagosurve nga enklava siriane, në lindjes së Aleppos.
“Jemi duke u përgatitur që ta rifillojnë evakuimin e njerëzve nga lindja e Aleppos, me shpresë që kjo të ndodhë këtë mëngjes,” ka thënë për Reuters zëdhënësja e Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq, Elodie Schindler, transmeton Express.
Ky komitet u ka bërë thirrje palëve luftuese në Siri që të pajtohen sa më parë për marrëveshje evakuimi dhe të ofrojnë evakuim të qëndrueshëm dhe sigurt për civilët, një ditë pas prishjes së marrëveshjen për evakuim.
Mijëra njerëz të trembur dhe kapluar nga të ftohtit, përfshirë gra, fëmijë, të sëmurë dhe lënduar, kanë mbetur në këtë enklavë, në pritje për t’u evakuuar.


