Ka mbështjellë kokën me këtë shami me dy veprime, dhe kur ta shihni arsyen do të kënaqeni! Si nuk e kemi ditur këtë më herët?!

PUBLIKUAR

Po ju japim këshillën nga përvoja personale dhe këshilla është masazhi i kokës – mënyrë që të përmirësojmë qarkullimin e gjakut në zonat problematike, të lirojmë stresin.

Pra, kjo është njëra ndër mënyrat e zvogëlimit të dhembjeve, transmeton Telegrafi.

Ndonëse çdokush ka pasur të paktën një herë dhimbje koke në jetën e tij, është mirë që këto dhimbje t’i kaloni në mënyra natyrale dhe pa përdorur medikamente që më pas mund t’ju shkaktojnë probleme anësore.

Masazhi me peshqir, ndikon në mënyrë të dobishme në qarkullimin e gjakut në zonat e kokës dhe të qafës, por ndihmon edhe në eliminimin e dhembjeve.

Po ju propozojmë metodën e cila, ndonjëherë, do t’ju ndihmojë më mirë se tabletat.

Merrni një peshqir dhe shtrëngojeni mirë për qafe, mbajeni me dy duar anash dhe në gjendje të shtrënguar lëvizni peshqirin nëpër qafë, kokë dhe supe.

Këtë procedurë bëjeni 5 minuta dhe do të jetë e mjaftueshme që të zbusë dhembjen e kokës.

Dhimbja e kokës vjen nga tkurrjet e papritura periodike dhe zgjerimi i arterieve në tru, e cila çon në ënjtje të indeve dhe në procese të caktuara kimike, të ndryshimeve në tru.

Për fat të keq, kjo është një sëmundje mjaft e zakonshme e cila ndonjëherë ka origjinë të trashëguar.

Motivet apo shkaqet kryesore mund të jenë nga më të ndryshmet: ushqimet e caktuara, ndryshimi i klimës, dritat verbuese, zhurmat, mbingarkesat emocionale, pagjumësia, erërat e pakëndshme etj. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...