Ka filluar projekti i ndërtimit të 13-të fushave të hapura sportive në disa fshatra të Komunës së Lipjanit

PUBLIKUAR

Ka filluar projekti i ndërtimit të 13-të fushave të hapura sportive në disa fshatra të Komunës së Lipjanit

Shumë fshatra të Lipjanit së shpejti me fusha te hapura sportive gjatë ditës së sotme kanë filluar punimet për ndërtimin e fushës sportive në fshatin Babush të Muhaxherëve. Fusha të njejta kanë filluar dhe do të fillojnë të ndërtohen edhe në disa fshatra të tjera: Lluga, Banullë, Smallushë, Topliqan, Ribar i Vogël, Rufc i Vjetër, Krojmir, Poturovc, Torinë, Qylagë, Blinajë, Baicë dhe Janjevë, njoftoi Komuna.
Një ndër prioritetet e veçanta të Kryetarit Imri Ahmeti ishte edhe ndërtimi i hapësirave rekreative sportive në qytetin e Lipjanit dhe vendabinemt e ndryshme të komunës, hapësira këto ku të rinjtë lipjanas kanë mundësinë e zhvillimit të aktiviteteve të tyre. Në hapësira të tilla rekreativo sportive është investuar edhe në tre vitet e kaluar, duke u ndërtuar mbi 10-të fusha të hapura dhe objekte të tjera sportive.

SHIKO MË SHUMË

Familjarët e dëshmorëve të Lipjanit me mesazh për Thaçin, Veselin, Krasniqin dhe Selimin

Në prag të Festave të Nëntorit, familjarët e dëshmorëve të Komunës së Lipjanit kanë...

Ngacmoi seksualisht dy femra në Lipjan, arrestohet një person

Arrestohet një person në Lipjan, pasi i njejti dyshohet se ka ngacmuar seksualisht dy...

Publikohet punimi shkencor ndërkombëtar me bashkautor edhe Kamer Podrimqakun nga Lipjani

Një kontribut i ri në fushën e shkencës së sportit dhe edukimit fizik vjen...