Koreja Veriore ka paralajmëruar se sa më shumë sanksione që SHBA-ja dhe aleatët e saj të vendosin ndaj saj, aq më shpejt Peniani do ta kompletojë forcën e vet bërthamore.
“Sanksionet e fundit paraqesin aktin më jonjerëzor, joetik dhe të egër të armiqësisë për ta shfarosur popullsinë e DPRK-së (Koresë së Veriut), e lërë më sistemin dhe qeverinë e saj”, ka thënë sot një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme të Veriut, raporton Reuters, përcjell Express.
Sanksionet e fundit të OKB-së përfshijnë kufizimin e furnizimeve me naftë të parafinuar në Korenë e Veriore në nivelet aktuale dhe uljen e mallrave tjera. Sanksionet, po ashtu përfshijnë edhe ndalimin e importeve të tekstilit.
Sanksionet u vendosen pasi Koreja Veriore kreu testin e gjashtë dhe më të fuqishëm bërthamor këtë muaj.


