Juventusi ia ofron Ronaldon PSG-së në shkëmbim të Neymarit

PUBLIKUAR

Juventusi ia ka ofruar Paris Saint-Germainit mundësinë për ta transferuar Cristiano Ronaldon, në shkëmbim të Neymarit.

Ronaldo dhe Neymar kanë marrëveshje me klubet e veta përkatëse vetëm deri në verën e vitit 2022, prandaj kjo e bën të mundshëm shkëmbimin mes tyre, transmeton Gazeta Express.

As Ronaldo e as Neymar nuk duken të jenë afër ripërtëritjes së marrëveshjeve me klubet e tyre.

Edhe javë më parë kishte zëra se Juventusi po e përgatit shitjen e superyllit portugez, për shkak se mbajtja e tij në klub po i kushton shumë financiarisht.

Superylli portugez ka pagë vjetore prej 31 milionë eurove, pesë herë më të lartë se të lojtarit të dytë më të paguar në ekip, Paulo Dybala.

Drejtuesit e kampionit italian mendojnë se nuk ia vlejnë të rrezikojnë për t’ia vazhduar qëndrimin Ronaldos duke qenë se ai i mbush 36 vjet në shkurt.

Ata besojnë se Ronaldo nuk mund ta arsyetojë pagën e lartë edhe pas vitit 2021.

Kriza e madhe financiare e shkaktuar nga pandemia koronavirus thuhet të ketë ndikim në vendimin e Juves, po ashtu. Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...