Juventusi i bën ofertë të re dhe të majme Alabas

PUBLIKUAR

Davide Alaba është njëri prej emrave më të përfolur për afatin kalimtar të verës që vjen, shkruan Gazeta Express.

Mbrojtësi cilësor po e kalon vitin e fundit të kontratës me Bayern Munichun, me të cilin nuk është marrë vesh për vazhdimin e bashkëpunimit.

Prandaj, përfaqësuesi austriak pritet të largohet nga “Allianz Arena” në fund të këtij edicioni.

Interesim për të kanë shfaqur klubet e mëdha spanjolle, Real Madrid dhe Barcelona.

Gjithashtu, majtakun e pëlqen qe një kohë edhe Paris Saint-Germaini, por në garë për të është futur edhe Liverpooli.

“Reds” i kanë ofruar atij rrogë prej 10 milionë eurosh në vit.

Mirëpo, në garë për mbrojtësin e majtë, i cili luan edhe si qendërmbrojtës dhe mesfushor defanziv, ka shprehur edhe Juventusi.

Sipas portalit italian “Calciomercato.it”, Juventusi ka dalë me ofertë të re dhe më të majme për Alaban.

“Bianconeri” në fakt ia ofrojnë atij 12 milionë euro në sezon, plus bonuse të tjera varësisht nga arritjet e objektivave. /

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...