“Juventusi gabon dy herë nëse e shkarkon Pirlon”

PUBLIKUAR

Ish-mbrojtësi italian, Fabio Cannavaro, beson se Juventusi do të gabonte dy herë, nëse do të shkarkonte trajnerin Andrea Pirlo, duke thënë se kur bardhezinjtë e emëruan ish-mesfushorin ishin të vetëdijshëm se ai ishte i papërvojë.

Cannavaro, tani trajner i Guanzhou FC, këmbëngul se ish-bashkëlojtari i tij në Juventus dhe Itali meriton t’i jepet kohë për t’i treguar vlerat e trajnerit, transmeton Gazeta Express.

Por mediat italiane raportojnë se Pirlo rrezikon të shkarkohet nëse nuk nxjerr rezultat pozitiv kundër Napolit të mërkurën.

Cannavaro thotë se faji nuk duhet t’i hidhet vetëm Pirlos për dështimet e Juves.

 

Kur Juventusi e zgjodhi Andrea Pirlon, e dinte shumë mirë se ai nuk kishte përvojë. Është e logjikshme që atij t’i jepet kohë për t’u pjekur, qoftë edhe në marrëdhëniet e tij me lojtarët. Në lojë janë edhe 30 pikë, prandaj të presim për ta gjykuar”, tha ish-fituesi i Topit të Artë.

“Ata do të gabonin dy herë nëse vendosin ta shkarkojnë tani. Faji nuk mund të jetë vetëm i Pirlos, nëse lojtarët bëjnë gabime brenda dhe jashtë fushës”, shtoi ai. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...