Juventusi fiton ndaj Lazios dhe mban gjallë shpresat për titull

PUBLIKUAR

Juventusi ka shënuar fitore ndaj Lazios me rezultat 3:1 në kuadër të javës së 26-të në Serie A dhe kështu ka vazhduar ëndrrën për titull.

Fillimisht Joaquin Correa shënoi për epërsinë e mysafirëve në minutën e 14-të, shkruan Gazeta Express.

Por, kaq arriti të dhurojë Lazio në këtë takim, sepse më pas skena ishte e gjitha për Juventusin.

Adrien Rabiot me gol të çmendur barazoi rezultatin në 1:1 në minutën e 39-të, çka ishte rezultati i pjesës së parë.

Në të dytën, Morata shënoi dy gola të shpejtë për tre minuta, duke e vulosur fatin e këtij takimi.

Me këtë fitore, Juventusi shkon në kuotën e 52 pikëve, shtatë më pak se Interi dhe një më pak se Milani.

Në anën tjetër, Lazio mbetet në vendin e shtatë me 43 pikë

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...