Juventusi s’mund ta mbajë Ronaldon pa Ligë të Kampionëve

PUBLIKUAR

Juventusi është duke luftuar për një vend në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm dhe rrezikon të detyrohet ta shesë Cristiano Ronaldon, nëse dështon ta arrijë kualifikimin.

Pas humbjes së thellë 3:0 kundër Milanit të dielën, Juve bie në vendin e pestë në tabelën e Serie A, me një pikë më pak se vendi i katërt, Napoli, transmeton Gazeta Express.

Pa pjesëmarrje në garën më prestigjioze, të ardhurat e klubit do të shënojnë rënie të madhe.

Prandaj, mediat italiane raportojnë se gjiganti italian do të detyrohet t’i ndajë rrugët me superyllin portugez nëse e mbyll sezonin jashtë top katërshes në Serie A.

 

 

Por ish-ylli i Manchester Unitedit dhe Real Madridit do të largohet nga Juventusi, gjithsesi, pasi ai nuk dëshiron të luajë në një skuadër e cila nuk bën gara në Ligën e Kampionëve.

Menaxherit të tij do t’i duhet të bëjë kompromise, megjithatë, sepse asnjë klub nuk mund ta përballojë pagën e tij të lartë.

Ronaldo i ka shënuar 27 gola në Serie A deri tani këtë sezon dhe mund ta ndihmojë zonjën e vjetër të kualifikohet, pasi kanë mbetur edhe tri ndeshje deri në fund. Por jo gjithçka varet nga Juventusi. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...