Juventusi e mposht Genoan, por ngel 12 pikë mbrapa Interit prapëseprapë

PUBLIKUAR

Juventusi e ka mposhtur Genoan të dielën, në një ndeshje të rëndësishme për të në përpjekje për ta siguruar një vend në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.

Dejan Kulusevski, Alvaro Morata dhe Weston Kenneie shënuan nga një herë për fitoren e dytë radhazi të bardhezinjve në Allianz Stadium, me Gianluca Scamacca që e shënoi një gol ngushëllues për vizitorët, raporton Gazeta Express.

Kampioni në fuqi, që po vinte nga një fitore e rëndësishme për të ardhmen e trajnerit Andrea Pirlo të mërkurën kundër Napolit, e nisi furishëm takimin kundër Genoas.

Kulusevski e mposhti Perinin me një gol të bukur me të majtën, pasi u shërbye nga Juan Cuadrado në minutën e 4-të, para se Morata ta dyfishonte epërsinë kur shënoi nga një top i kthyer pasi Cristiano Ronaldo e qëlloi shtyllën nga dy metra në minutën e 22-të.

Scamacca i dha shpresë dhe motiv Genoas, duke e ngushtuar epërsinë e vendasve kur e fundi rrjetën me një goditje me kokë në minutën e 49-të.

Genoa bëri përpjekje të mëdha dhe ishte pranë golit të barazimit disa herë, veçanërisht kur Marco Pjaca gjuajti mbi portë nga afërsia.

Në çastet më të mira të vizitorëve, i ardhuri nga stoli, mesfushori amerikan Mckennie ia preu këmbët atyre duke e vulosur fitoren e Juves. Ai shënoi duke e paraboluar portierin Perin në minutën e 70-të.

Juventusi ngel në pozitën e tretë tani me 62 pikë, vetëm një më pak se Milani dhe 12 më pak se lideri Inter.

Napoli e ndjek nga prapa me 59 pikë, ndërkohë që Atalanta është e pesta me 58 pikë dhe një ndeshje më pak të luajtur.

Genoa mbetet në vendin e 13-të me 32 pikë, 10 pikë larg zonës së rënies nga liga./Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...