Tashmë marrëveshja është arritur. Mesfushori italian, Manuel Locatelli do të jetë lojtar i Juventusit nga ky edicion.
Marrëveshja mes dy klubeve është arritur më në fund pas disa javësh negociata, shkruan Gazeta Express.
Juventusi do të paguajë 35 milionë euro plus bonuset për shërbimet e italianit që do të jetë pjesë e “Zonjës së Vjetër” deri në qershor të vitit 2026.
Njoftimi zyrtar nga Juventusi pritet të bëhet në ditët në vazhdim. /Gazeta Express/


