Juve e Interi tentojnë për Pjanicin

PUBLIKUAR

Mesfushori boshnjak do të largohet gjatë verës nga Barcelona, ku nuk arriti të linte gjurmë. Ish-futbollisti i Romës mund të rikthehet në Serie A, ku e pëlqejnë ish-klubi i tij Juventus dhe Interi

Miralem Pjanic i ka bërë valixhet gati për t’u larguar nga Barcelona. Mesfushori boshnjak në fakt nuk arriti të linte gjurmë tek gjiganti katalunas. Prandaj, largimi i tij nga “Camp Nou” është i pashmangshëm dhe tash ai po shikon përpara.

Përfaqësuesi boshnjak pritet të rikthehet në Serie A gjatë verës që vjen. Ish-futbollisti i Romës i ka dy opsione në Itali, shkruan Gazeta Express. Atë e do ish-klubi i tij, Juventusi, ndërsa së fundmi në garë për të është futur edhe Interi, i cili po planifikon ta përforcojë mesfushën e tij.

“Bianconeri” nuk janë dhe gjithaq të kënaqur me kontributin e Rabiot, Ramsey e Arthur, prandaj po kërkojnë alternativa. E kreativiteti i Pjanicit do t’i kryente shumë punë trajnerit të rikthyer, Massimiliano Allegri në Torino.

Ndërkohë, edhe trajneri i ri i Interit, Simone Inzaghi do ta mirëpriste veteranin e mesfushës Pjanicin, i cili duket se i ka prishur punët me trajnerin Ronald Koeman. Pjanic e do një ekip ku do të kishte hapësira për të luajtur, mundësi e cila nuk iu dha tek gjiganti katalunas në sezoni që përfundoi. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...