“Ju s’keni dinjitet” Balotellit s’i lejohet të parkojë në stadiumin e Brescias

PUBLIKUAR

Mario Balotellit nuk i është lejuar ta parkojë makinën brenda parkingut të stadiumit të Brescias, Mario Rigamonti, të hënën në mbrëmje, pasi u akuzua nga tifozët ultras të Brescias për mungesë dinjiteti.

Balotelli u lind në Palermo në vitin 1990, por u rrit në Brescia dhe luajti për këtë klub sezonin e kaluar, transmeton Gazeta Express.

Megjithatë, ai e ndërpreu kontratën me Brescian menjëherë pas karantinës në qershor.

Ai i shënoi pesë gola në 19 ndeshje për Brescian.

Ish-sulmuesi i Milanit dhe Interit iu bashkua klubit nga Serie A Monza në dhjetor, por mungoi në takimin e të hënës kundër ish-klubit shkaku i lëndimit muskulor.

Balotelli nuk u prit mirë nga tifozët e ish-klubit të cilët e shpalosën një baner kundër tij pranë stadiumit.

“Ka lojtarë të tjerë të cilët e dashuruan këtë qytet, ju nuk keni vlerë për ne, jeni njeri pa dinjitet”, shkruhej në banerin kundër Balotellit.

Sipas Il Corriere della Sera, Balotellit madje iu mohua parkimi i makinës brenda stadiumit dhe ai u detyrua të parkonte diku afër stadiumit para se t’i bashkohej shefit ekzekutiv të klubit, Adriano Gallianit, për ta shikuar ndeshjen nga tribunat e Rigamontit./Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...