Ju nuk do ta konsumoni asnjë Paracetamol pasi ta lexoni këtë

PUBLIKUAR

Paracetamoli është ndër emrat më të njohur në mjekësi dhe shumë njerëz varen nga ai për të parandaluar ndjenjat e dhimbjeve.

Sidoqoftë, disa studime të fundit, veçanërisht një i kryer nga hulumtuesit e Universitetit Ohio kanë zbuluar se paracetamoli e ndalon dhimbjen, por gjithashtu edhe kënaqësinë.Ky është ende efekt anësor i panjohur që rezulton në konsumimin e hapit çdo ditë, gjë që e bën pacientin të ndjehet emocionalisht i ngurtë. Ky studim është kryer me ndihmën e një numri të madh të vullnetarëve që kanë konsumuar 100 gramë paracetamol, transmeton Telegrafi.

Gjatë këtij studimi ishte zbuluar se subjektet që kishin konsumuar paracetamol kishin pasur përgjigje më të dobët kur ishin ballafaquar me fotografi të cilat sjellin kënaqësi dhe disa tjera që bëjnë të zemëroheni.

Pas 60 minutave pritje që ilaçi t’i ketë efektet e veta, 40 fotografi ishin prezantuar tek pjesëmarrësit e studimit. Ata ishin pyetur nëse kishin ndjenja pozitive apo negative ndaj fotografive. Personat që kishin konsumuar paracetamol i kishin cilësuar fotografitë të jenë më pak ekstreme krahas atyre që nuk kishin konsumuar paracetamol, por vetëmplacebo.Prandaj, qoftë nëse kishin qenë fotografitë pozitive apo negative, pjesëmarrësit që kishin marrë paracetamol kishin pasur reagim më të vogël krahas atyre që nuk e kishin marrë hapin.

Pra, paracetamoli mund të sjell shumë përfitime tek konsumuesit, por gjithashtu dozat e përditshme mund të shkaktojnë ngurtësi emocionale dhe dëme në mëlçi si pasojë e overdozës.

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...