Ju propozojmë disa këshilla të dobishme të cilat do t’ju ndihmojnë që të zgjidhni problemin me këmbët e ënjtura në mënyrë natyrale.
Ënjtja e këmbëve është dukuri e keqe dhe e pakëndshme. Këmbët janë pjesë të trupit të cilat përballojnë pjesën më të madhe të ngarkesës, transmeton Telegrafi.
Ngarkesa e tillë mund të shkaktohet me tepricën e kilogramëve, me qëndrim të gjatë në këmbë, me kushte specifike në punë, për shembull duke ndenjur gjatë në pozitë ulur, domethënë ata faktorë të cilët çojnë në lodhje, peshë dhe më në fund rezultati janë – këmbët të ënjtura.
Para së gjithash, mos u bëni dembel, shkoni te mjeku për të konstatuar shkaktarin e ënjtjes… (veshkat, zemra, insuficienca e venave, baraspesha hormonale, etj).
Nëse shkaktari i ënjtjes nuk janë probleme të organizmit tuaj, atëherë mund të provoni të zgjidhni problemin e këmbëve të ënjtura në shtëpi.
Ditët e ngrohta po vijnë, e të ënjturat me dhimbje vetëm sa do të përkeqësohen. Ja se si mund t’i ndihmoni vetes përkundër jetesës jo të shëndetshme!



