Joshua zbulon pse ishte i pranishëm në arenë për ta parë meçin Chisora-Usyk

PUBLIKUAR

Anthony Joshua kishte kërkuar me ngulm për t’u ulur pranë ringut për ta shikuar nga afër Olseksandr Usyk duke u rrahur me Derek Chisoran javën e kaluar, në mënyrë që ta kuptonte sesa i fortë është sfiduesi mandator për titullin e tij.

Usyk e kaloi provën e parë serioze në divizionin e kategorisë së rëndë duke e rrahur Chirosran përmes një vendimi unanim të gjyqtarëve të shtunën, në një meç të cilin Joshua e shikoi nga afër, transmeton Gazeta Express.

Boksieri i pamposhtur ukrainas është sfidues mandator i Joshuas për titullin e kampionit të botës në WBO dhe po kërkon meç për të luftuar për këtë titull vitin e ardhshëm.

“Unë dua ta shoh nga afër se (çfarë po ndodh) në garën time. Unë jam duke u stërvitur në kampin tim stërvitor, por kjo është një kohë e mirë për mua të shoh se çfarë ka tjetër në divizionin tonë”, tha Joshua për Sky Sports.

“Është punë biznesi. Duhet të shkoj dhe të shoh se çfarë po ndodh në garën tonë. Aq sa ishte për ta përkrahur Chisoran, ishte edhe për ta parë se sa i fortë do të jetë sfiduesi im”, shtoi ai.

Joshua do t’i mbrojë titujt në IBF, WBA dhe WBO kundër Kubrat Pulev më 12 dhjetor. Pas kësaj meçi, prioritet i britanikut është të luftojë kundër bashkëkombësit të vet dhe kampionit të botës në WBC, Tyson Fury, në dy meçe në vitin 2021 për t’u bërë kampion i padiskutueshëm i botës.

Por Usyk nuk dëshiron ta presë Joshuan derisa t’i qërojë hesapet me Furyn.

“Unë jam mandatar për Joshuan, prandaj ai i ka dy opsione. Një; të luftojë kundër meje. Dy; ta liroj titullin dhe të shkojë të luftojë kundër Fury”, tha Uysk javën e kaluar.

“Unë jam gati. Po e pres atë”. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...