Zëvendëspresidenti amerikan, Joe Biden i ka thënë presidentit të zgjedhur, Donald Trump se duhet “të rritet” dhe ka kritikuar sulmet e tij ndaj komunitetit të inteligjencës
Të premten, Trump do të informohet për akuzat nëse Rusia ka ndërhyrë në zgjedhjet presidenciale të SHBA’së, njofton BBC, transmeton Gazeta Express.
Biden tha se besimi që Donald Trump nuk e ka ndaj inteligjencës, është gjë “e pamend”.
Në anën tjetër, Rusia mohon se ka ndërhyrë në zgjedhjet dhe fushatën e Partisë Demokratike para votimit të nëntorit, ku Donald Trump u zgjodh president. /GazetaExpress/


