Joachim Low do të largohet nga Gjermania pas Kampionatit Evropian

PUBLIKUAR

Për futbollin gjerman po përfundon një epokë. Pas 15 vitesh, Joachim Löw do t’i thotë lamtumirën ekipit kombëtar. Gjermania do të ndryshojë trajnerin në fund të Euro 2020.

Njoftimi zyrtar u bë nga DFB, Federata Gjermane e Futbollit, të martën në mëngjes: Löw do të tërhiqet pasi të tentojë fitimin e një tjetër trofeu të rëndësishëm në krye të “Mannschaft”, pas suksesit në Kupën e Botës Brazil 2014 dhe në Kupën e Konfederatave në vitin 2017. Gjermania e Low arriti gjithashtu deri në finale e Euro 2018, ku u mposht nga Spanja

Trajneri nga Frieburgu, u emërua në stafin e përfaqësueses gjermane fillimisht si ndihmës i Jurgen Klinsmannit, pastaj si trajner kryesor që nga viti 2006. Mbretërimi i tij zgjati 15 vjet.

Me Low të stol, Gjermania gjithmonë ka arritur të paktën gjysmëfinalet nga viti 2008 deri në 2016-tën. Në finalet e botërorit të fundit, në Rusi, Gjermania e Low u eliminua që në fazën e grupeve, duke marrë shumë kritika.

 

Kontrata e Löw skadonte në vitin 2022, por ai ka vendosur të tërhiqet menjëherë pas Europianit. Pasardhësi i tij ende nuk është vendosur nga Federata Gjermane e Futbollit.

 

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...