Jo, sheqeri që gjendet në fruta nuk është i keq për shëndetin tuaj!

PUBLIKUAR

Aq më shumë fruta që hani, aq më të mbrojtur nga diabeti do të jeni – të paktën kështu thonë hulumtimet e reja nga Kina.

Gjatë hulumtimeve të tyre, ekspertët kishin parë se çdo porcion të frutave që e kishin ngrënë pjesëmarrësit në ditë, ndërlidhej me një reduktim prej 12 për qind në zhvillimin e diabetit, krahasuar me personat të cilët asnjëherë nuk hanin gjëra të ëmbla, transmeton Telegrafi.

Veç kësaj, hulumtimi ka zbuluar se mes njerëzve të diagnostikuar me diabet, ata të cilët kishin konsumuar fruta kishin qenë 17 për qind më pak të prirë të vdesin nga çfarëdo shkaktari gjatë shtatë viteve të ardhshme.

Pra, nuk është ndonjë lajm i ri se frutat janë të mira për shëndetin tuaj, por ekspertët deri tani kishin qenë të pasigurt nëse frutat kishin qenë të shëndetshëm edhe për personat me diabet.

Frutat përmbajnë shumë sheqer, gjë e cila mund ta çrregullojë sheqerin në gjak, por hulumtuesit thonë se ai sheqer natyral mund të mos jetë i njëjtë për trupin si sheqertë  e rafinuar.

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...