Jimmy Carter thotë se Trump është president “Jolegjitim”

PUBLIKUAR

Ish-presidenti i SHBA’së Jimmy Carter ka thënë të premten se një hetim i plotë mbi ndërhyrjen ruse në zgjedhjet e vitit 2016 do të tregonte se Donald Trump nuk i ka fituar zgjedhjet, transmeton Gazeta Express.

“Nuk kam asnjë dyshim se rusët kanë ndërhyrë në zgjedhje. Mendoj se ndërhyrja, edhe pse ende nuk është konfirmuar, nëse hetohet tërësisht do të tregonte se Trump nuk ka fituar zgjedhjet në vitin 2016.”, ka thënë Carter.

Raporti i Këshilltarit Special, Robert Mueller, ka gjetur se Rusia ka pasur një ndikim sistematik në fushatën e vitit 2016 me qëllimin e zgjedhjes së Trump si president, por nuk kishte arritur të lidhte fushatën e Trump me ndikimin e Moskës.

Ndryshe, Carter gjithmonë ka qenë i gatshëm të i ndihmojë Trumpit në detyrën e tij si president.

Edhe pse është kundër politikës së tij të jashtme dhe e ka akuzuar për ndarje raciste, Carter ka treguar një vullnet që të ndihmojë presidentin.

Carter ka qenë ndër të paktët president të ShBA’së që nuk ka arritur të fitojë një mandat të dytë./Express/

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...