Jetëgjatësia në futboll e Cristiano Ronaldos

PUBLIKUAR

Fillimisht ai luajti kundër Zinedine Zidane, Andrea Pirlo dhe kishte partner Ole Gunnar Solskjaer. Të gjithë këta më vonë u bënë edhe trajner të tij.

Karriera e Cristiano Ronaldsos nuk ka shumë nevojë të përfolët, megjithatë jetëgjatësia e tij në fushë është një gjë që ne nuk e kemi parë më parë dhe kjo duhet që të theksohet sidomos me ata të cilët kanë qenë trajner i tij.

Pasi që doli në skenë si tinejxher me Manchester United më 2003, Ronaldo do të ishte shok skuadre me Ole Gunnar Solskjaesr, derisa kundërshtar e kishte Andrea Pirlon dhe Zinedine Zidane.

Ai u përball me Zidane në Botërorin e 2006 me Portugalinë, derisa u përballë me Pirlon sa ai ishte në AC Milan në Ligën e Kampionëve kur ai luante për Manchester United. Megjithatë, pasi që të gjithë lojtarët e lartpërmendur u pensionuan të cilët përfunduan si trajner të tij në aspektin e klubeve.

Zidane në Real Madrids, Pirlo në Juventus dhe tani Solskjaer në Old Trafford, me debutimin e tij me Manchester United që mund të ndodh gjatë ndeshjes se tyre të shtunën kundër Newcastle United.

E martja ishte dita e parë e Ronaldos në qendrën stërvitore në Manchester prej që ai u largua nga klubi më 2009 dhe ishte në Carrington u takua me trajnerin e tij të ri.

Më 36 vjet, Ronaldo ende nuk ka treguar se do të ngadalësohet apo të është afër pensionit, edhe pse ai tani luan më shumë si sulmues qendror se sa sulmues krahu. /GazetaExpress/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...