Jeta e një gjyqtari: Oliver u detyrua ta largonte familjen nga shtëpia pas ndeshjes Real Madrid-Juventus

PUBLIKUAR

Historia e gjyqtarit Mike Dean po trondit futbollin anglez. Arbitri i njohur ka marrë kërcënime me vdekje pas disa vendimeve të marra në ndeshjen midis West Ham dhe Fulhamit, veçanërisht për kartonin e kuq ndaj mesfushorit të “Hammers”, Tomas Soucek, dhe ka kërkuar që të mos arbitrojë në Premier League fundjavën e ardhshme.

Mbi këtë temë ka ndërhyrë një tjetër gjyqtar anglez, Mark Clattenburg, i cili nëpërmjet një letre të botuar nga “Daily Mail” e përshkroi ditën e tij si “një jetë mes frikës”.

“Jam mësuar të marrë letra në shtëpinë time. Kishte fyerje dhe kërcënime të ndyra”.

Më pas ai tregon një anekdotë: “Arbitri Michael Oliver duhej të transferonte familjen e tij nga shtëpia pas ndeshjes së Championsit së vitit 2018 mes Juvetusit dhe Real Madridit, rezultati i së cilës eliminoi bardhezinjtë.”

Oliver dhe bashkëshortja e tij, Lucy, gjithashtu një gjyqtare futbolli, u fyen dhe u kërcënuan me vdekje nga tifozët, të cilët lëshuan të gjithë tërbimin e tyre në rrjet.

Ata ishin të zemëruar kundër “bilbilit”, që në minutën e 93-të i dha Real një penallti, e shndërruar më pas në gol nga Cristiano Ronaldo, fimalizim që eliminoi Juven.

Pas garës, Gigi Buffon, i përjashtuar me karton të kuq për protesta, kritikoi rëndë gjyqtarin, duke e akuzuar madje se kishte “një kazan plehrash në vend të zemrës”.

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...