Jeni lodhur me hundën e mbyllur dhe me kollën? Duhet të veproni kështu

PUBLIKUAR

Qoftë që jeni të ftohur apo dëshironi që të shmangni duke forcuar imunitetin tuaj, këto produkte ushqimore, gjithsesi do t’ju jenë të dobishme.

Peshku

Edhe pse mendojmë që është i mirë vetëm gjatë verës, duhet ta dini që do t’ju bëjë mirë edhe ditëve të ftohta. Lloje të ndryshme peshqish përmbajnë thartira të ndryshme yndyrore të cilat forcojnë imunitetin dhe luftojnë kundër ftohjes dhe gripit, transmeton Telegrafi.

Hudhra

Hudhra prodhon antikosidante të cilat luftojnë ftohjen dhe veprojnë në imunitet si asnjë artikull tjetër ushqimor.

Çaji

Asgjë nuk funksionon më mirë sa një gotë çaji të nxehtë në ditët e ftohta. Jo vetëm që do të zbusë dhembjen e fytit, por ka edhe përbërës të cilët luftojnë kundër gripit.

Kërpudhat

Kërpudhat përmbajnë antioksidante, kalium, vitamina dhe fibra të cilat gjithashtu mund të përmirësojnë imunitetin dhe mund t’ju ndihmojnë në luftën kundër ftohjes.

Patatja

Patatja e ëmbël është aleate e mirë në mbrojtjen e shëndetit në këto ditë të ftohta. Ajo prodhon përbërës të cilët shndërrohen në vitaminë A, e cila është e domosdoshme për mirëmbajtjen e imunitetit të fortë. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...