Jehona Sopi tregon se si i kishte shpëtuar një sulmi të Al Kaedës

PUBLIKUAR

Këngëtarja e njohur shqiptare, Jehona Sopi, ka rrëfyer për një rast që i kishte ndodhur në Egjipt, të cilin nuk e kishte bërë mëherët publik për media.

Ajo ka thënë se gjatë vitit 2005 kur ishte në pushime bashkë me shoqërinë në Egjipt, kishte ndodhur një sulm pranë vendit ku qëndronte ajo.

Sulmi ishte nga grupi terrorist i Al Kaedës, ka rrëfyer ajo në “Prive”.

Ajo ka treguar se disa persona ishin plagosur nga shpërthimi i një eksplozivi.

“Filluan të na nxirrnin jashtë dhe në momentin që kemi dalë, asfalti filloi të dridhej dhe kur eksplozivi shpërtheu të gjithë xhamat janë thyer”, tregoi ajo.

“Ka qenë një tmerr me pa me sy, shkova në pushim pas disa viteve dhe pash gjak njerëz të lënduar shumë, pash një katastrofë me sytë e mi”, tregoi tutje Stopi.

Pas këtij sulmi, ajo ka thënë se kanë qëndruar edhe 4 ditë në Egjipt pasi nuk kishin pasur se me çka të ktheheshin prapa,

Me tu ardhur mundësia, ajo është kthyer nga Egjipti.

 

 

SHIKO MË SHUMË

20 vjet Dafinë, artistja publikon imazhe ikonike nga xhirimet e klipit të ri

Dafina Zeqiri është duke përgatitur albumin e saj të ri “XX”, për nder të...

E dhimbshme, aktorit kosovar i vdes motra në moshë të re

Aktori kosovar Ylber Bardhi ka dhënë lajmin e kobshëm. Me anë të një postimi në...

Gëzim në familjen e Mozzik dhe Lotina Hazirit, reperi bëhet baba i një djali dhe zbulon emrin e veçantë

Reperi i njohur shqiptar, Mozzik, dhe partnerja e tij, Lotina Haziri, kanë përjetuar një...