Jeep Wrangler kthehet në makinë luksoze për të gjitha terrenet (Foto)

PUBLIKUAR

Kthimi në makinë luksoze, kushton sa dyfishi i çmimit të origjinalit

Megjithëse ka fuqi të madhe dhe kapacitet për të gjitha terrenet, Jeep Wrangler nuk është një model luksoz, transmeton Telegrafi. Khan Chelsea Truck Company ka punuar shumë, duke e kthyer në makinë me një nivel të lartë luksi.

Makina është quajtur Black Hawk Expedition, ndërsa është bazuar në një Wrangler me 3.6 litra që prodhon 280 kuaj fuqi, ndërsa nuk ka të kaluara më shumë se 80 kilometra.

Aplikimi i ngjyrës së gjelbër mbyllët në pjesën e jashtme, ia ka ndryshuar teksturën duke e bërë edhe më të egër. Ngjyra nuk është i vetmi ndryshim, pasi ka pjesën e përparme më të fryrë, mbrojtëset e shtuara, grillin me katër pjesë, si dhe tavan me dy nivele.

Dritat LED që ndizen edhe ditën janë më të mëdha, ndërsa në pjesën e sipërme ndodhet edhe një shirit me shumë drita në vogla. Në brendësi janë vënë ulëset Kahn GBT, që janë shumë sportive, si dhe pjesët e brendshme të dyerve.

Derisa një Jeep Wrangler ka çmim bazë prëj 27 mijë dollarë, blerja me të gjitha opsionet e shtrenjton në masë të madhe. Blerja e Black Hawk Expedition, do të kushtonte sa dyfishi i këtij çmimi pasi kushton 93 mijë dollarë, sepse ka ndryshime të dukshme. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Fillon numërimi i votave nga KQZ, këtu mund ta ndiqni

Ka filluar numërimi i votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Votimi për zgjedhjet parlamentare të...

Policia flet për rastin e sulmit në Viti, thotë se po intervistohen dy persona

Një person është sulmuar në fshatin Pozheran të Vitisë. Për këtë rast në polici janë...

KQZ: Nga procesimi i 92.18% të vendvotimeve, 28.57% dalja në zgjedhje deri në orën 15:00

  Sipas të dhënave të fundit të KQZ-së të përditësuara në 16:19, nga procesimi i...