Jeep prezanton Renegade 2019, që ka pësuar ndryshime shumë të vogla (Foto)

PUBLIKUAR

Ndryshimet janë të vogla, por mjaft efektive

Para disa ditësh, ka qarkulluar në media një imazh, që e tregon nga afër Jeep Renegade 2019, transmeton Telegrafi.

Nuk kaloi shumë kohë dhe ashtu siç pritej, ky model është prezantuar në Turin Auto Show të Italisë.

Përshtypjet e para, janë se është i njëjtë sikur ai i prezantuar para tri vitesh, por ja që kemi disa elemente ndryshe.

Ndryshimet kozmetike, janë limituar në pjesën e dritave të përparme, si dhe hapësirën e pasme.

Në këtë të fundit, është eliminuar linja e zezë, si dhe bien në sy dritat që kanë formën e shkronjës X.

Me anë të këtyre intervenimeve, besohet që i janë rritur përparësitë modelit Renegade, të cilit ende nuk i është shfaqur enterieri.

Në Evropë do të del në shitje me motor 1.0-litra dhe tre cilindra që prodhon 120 kuajfuqi, si dhe versionin me 1.5-litra që prodhon 150 apo 180 kuajfuqi.

Por, makinat që shiten në Shtetet e Bashkuara, pritet të kenë më shumë kuajfuqi. Mbetet që ditëve në vazhdim, të njoftohet se kur lansohet dhe sa do të kushtojë. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Fillon numërimi i votave nga KQZ, këtu mund ta ndiqni

Ka filluar numërimi i votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Votimi për zgjedhjet parlamentare të...

Policia flet për rastin e sulmit në Viti, thotë se po intervistohen dy persona

Një person është sulmuar në fshatin Pozheran të Vitisë. Për këtë rast në polici janë...

KQZ: Nga procesimi i 92.18% të vendvotimeve, 28.57% dalja në zgjedhje deri në orën 15:00

  Sipas të dhënave të fundit të KQZ-së të përditësuara në 16:19, nga procesimi i...