Java e fundit e fushatës parazgjedhore në Maqedoni

PUBLIKUAR

Java e fundit e fushatës parazgjedhore që partitë dhe koalicionet të prezantojnë programin e tyre politik për qeverisjen e ardhshme katërvjeçare, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Koalicioni ”Për një Maqedoni më të mirë” i udhëhequr nga OBRM-PDUKM-ja, do të mbajë takime me qytetarët në komunat Qendër dhe Kisella Vodë të Bashkisë së Shkupit.

Koalicioni ”Për jetë në Maqedoni” i udhëhequr nga LSDM-ja, do të mbajë takime me qytetarët në Dibër, Strugë dhe Ohër.

”Aleanca Shqiptare” do të mbajë tubim në qytetin e Kumanovës.

E Majta do të ketë takime me qytetarët e Prilepit, ndërkaq BDI-ja do të jetë në komunën e Sarajit.

Për sot është paralajmëruar nënshkrimi i një dokumenti për mbrojtjen dhe përmirësimin e ambientit jetësor nga ana e partive politike të NJZ6. Nënshkrimi do të bëhet në zyrat e OJQ Eco Guerrilla në Tetovë.

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...