“Jashtë!”: Trump urdhëron gazetarin e CNN të largohet nga Zyra Ovale! (Video)

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Një rast i dhunës në familje u raportua në ditën e Bajramit në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se ankuesja femër kosovare ka raportuar se bashkëshorti i saj i...

Vdes meteorologu Sylë Tahirsylaj

Ka vdekur sot meteorologu Sylë Tahirsylaj. Lajmin e kanë bërë të ditur familjarët e Tahirsylajt. Në...

Presidenti amerikan, Donald Trump ka nxjerrë nga Zyra Ovale, gazetarin e rrjetit televiziv CCN, Jim Acosta.

Një veprim i tillë i presidentit amerikan, siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, kishte ardhur pasi korrespondenti i lartë i rrjetit në Shtëpinë e Bardhë i bëri atij pyetje me akuza racore.

“A keni thënë se doni që më shumë njerëz të vijnë nga Norvegjia? A keni thënë se keni kërkuar më shumë njerëz nga Norvegjia? A është kjo e vërtetë zoti President?”, i është drejtuar Acosta.

“Unë dua që ata të vijnë nga kudo … kudo. Ju faleminderit shumë të gjithëve”, u përgjigj Trump ndërsa Acosta vazhdoi të bënte pyetje.

“Vetëm vendet kaukaziane apo të bardhë, zotëri? Apo doni që njerëzit të vijnë nga pjesët e tjera të botës … njerëz me ngjyrë”, ka vazhduar Acosta.

Trump pastaj është drejtuar kah Acosta dhe thjesht tha, “Jashtë!”

Një person nga stafi i Trump në sfond mund të dëgjohet duke thënë, “Jim, faleminderit”, para se ky i fundit të dilte nga dhoma.

Acosta pastaj ka shkruar në Twitter, duke akuzuar ndihmësit e Shtëpisë së Bardhë për ta penguar atë të bënte pyetje. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Zbulohet se sa do të jetë “kostoja ditore” nga shembja e urës në Baltimore

Shembja e urës Francis Scott Key në Baltimore pasi u godit nga një anije...

Bursa e Turqisë goditet nga një tërmet 5.1 ballë, u ndje edhe në Stamboll

Sipas informacioneve në faqen e Presidencës së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), një...

Reshjet e mëdha të borës pengojnë udhëtimet në Gjermani, Zvicër dhe Austri, qindra fluturime janë shtyrë ose anuluar

Reshjet e dendura të borës kanë ndikuar në ndërprerjen e udhëtimeve në Gjermaninë jugore...