Ushtria e Japonisë ka nisur sot kryerjen e një ushtrimi treditor ushtarak bashkë me Ushtrinë Amerikane në Detin e Japonisë, për të bërë edhe më shumë presion ndaj Koresë Veriore në mënyrë që kjo e fundit ta ndalë përshpejtimin e zhvillimit të programit të raketave balistike.
Forca e Mbrojtjes e Japonisë i ka dërguar dy anije luftarake, përfshirë njërin nga katër helikoptermbajtëset e veta “Hyuga”, për t’iu bashkuar dy aeroplanmbajtësve amerikanë “USS Ronald Reagan” dhe “USS Carl Vinson”, dhe gjashtë anijeve të tyre përcjellëse, ka njoftuar Ushtria e Japonisë në një komunikatë, transmeton Express.
Aeroplanët luftarakë të Japonisë “F-15s” janë duke marrë pjesë në sulmet artificiale bashkë me aeroplanët luftarakë të SHBA-së “F-18”.
“Kjo është hera e parë që po ushtrojmë me dy helikoptermbajtëse. Është ushtrim i madh për ne”, ka thënë një zëdhënësi i Ushtrisë së Japonisë.
Deti i Japonisë e ndan Japoninë nga gadishulli korean.
SHBA-ja dërgoi anije luftarake në këtë rajon pas ngritjes së tensioneve në gadishull për shkak të druajtjeve se Veriu do të kryejë testimin e gjashtë bërthamor, apo ndonjë testim tjetër në përpjekje për të zhvilluar një raketë balistike interkontinentale që është në gjendje ta godasë SHBA-në./Express/





