Japonia biseda telefonike me SHBA-në dhe Korenë Jugore pas testimit të raketës nga Veriu

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Moti sot: I vranët dhe me shi

Këtë të premte në Kosovë pritet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe...

KDI: Ligji i ri i Punës të rikthehet në agjendën legjislative

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) publikoi sot analizën “Ligji i ri i Punës: në...

Kryeministri i Japonisë, Shinzo Abe, ka thënë sot se ministri i Jashtëm Japonisë ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun e vet nga Koreja Jugore për të diskutuar rreth testimit të raketës nga Koreja Veriore.

Shotaro Yachi, i cili është edhe këshilltari kryesor për siguri i Abe, ka zhvilluar bisedë telefonike edhe me këshilltarin për siguri kombëtare të SHBA-së, H.R McMaster, ka thënë Abe para gazetarëve, transmeton Express.

“Do të vazhdojmë të bashkëpunojmë nga afër me Shtetet e Bashkuara dhe Korenë Jugore për t’iu përgjigjur situatës në së Koresë Veriore,” ka thënë Abe.

Koreja Veriore ka testuar sot një raketë balistike e cila ra në Detin e Japonisë 30 minuta pasi që ishte shkrepur.

Para këtij testimi, Koreja Veriore i kishte testuar pesë raketa balistike. Vetëm muajin e kaluar i testoi dy, të cilat i dështuan.

Testimet e vazhdueshme të raketave dhe programi bërthamor i Koresë Veriore i ka ngritur tensionet në rajon, e veçanërisht me SHBA-në e cila ka qenë e zëshme kundër tyre.

Në bazë të rezolutave të OKB-së, Koreja Veriore e ka të ndaluar testimin e raketave balistike dhe zhvillimin e programit bërthamor./Express/

SHIKO MË SHUMË

Zbulohet se sa do të jetë “kostoja ditore” nga shembja e urës në Baltimore

Shembja e urës Francis Scott Key në Baltimore pasi u godit nga një anije...

Bursa e Turqisë goditet nga një tërmet 5.1 ballë, u ndje edhe në Stamboll

Sipas informacioneve në faqen e Presidencës së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), një...

Reshjet e mëdha të borës pengojnë udhëtimet në Gjermani, Zvicër dhe Austri, qindra fluturime janë shtyrë ose anuluar

Reshjet e dendura të borës kanë ndikuar në ndërprerjen e udhëtimeve në Gjermaninë jugore...