Januzaj: Tentuam deri në fund, tani të fokusohemi te Sevilla

PUBLIKUAR

Adnan Januzaj ka lënë gjurmë në barazimin 2-2 të Real Sociedad me PSV në Europa League.

Ai u shpreh se që në fillim e dinin se s’do ta kishin aspak të lehtë kundër PSV-së dhe se dhanë maksimumin deri në fund.

“E dinim se në PSV do të jetë ndeshje e vështirë, është ekip që luan mirë, po ashtu edhe ne dhe besoj se kemi dhënë gjithçka deri në fund për ta fituar ndeshjen”, u shpreh Januzaj.

“Ne gjithmonë duam të luajmë mirë, dhe kemi tentuar të fitojmë këtë ndeshje si çdo ndeshje dhe duhet të vazhdojmë kështu, kanë mbetur edhe pesë ndeshje”.

Ai foli edhe për sfidën e vikendit, që Real Sociedad do ta zhvillojë me Sevillën.

“E dimë se Sevilla është ekip i fort, që mbrohen mirë dhe sulmojnë mirë, duhet të pushojmë tani për të qenë gati për Sevillën”. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...