Januzaj: Nuk kam nevojë t’ia dëshmoj Man Unitedit e askujt tjetër sa i mirë jam

PUBLIKUAR

Ylli i Real Sociedadit, Adnan Januzaj, ka këmbëngulur se nuk ka nevojë t’ia dëshmojë askujt sesa futbollist i mirë është, para përballjes me ish-skuadrën e vet, Manchester United.

Sociedadi dhe Unitedi do të përballen në Ligën e Evropës të enjten, me mesfushorin me prejardhje nga Kosova që do të vihet përballë klubit në të cilin e nisi karrierën si profesionist, transmeton Gazeta Express.

Përfaqësuesi i Belgjikës i dha fund gjashtë vjetëve qëndrimi në Old Trafford në vitin 2017, për shkak se mungesës së mundësive për të luajtur.

Januzaj tha për ESPN para kësaj ndeshjeje: “Nuk kam pse t’ia dëshmoj askujt sesa i mirë jam. Thjesht duhet të besoj në veten, të luaj dhe të jemi lumtur”.

“”Jam i lumtur që po rikthehem atje, në klubin që e dua. Por kur të futem në fushë, nuk do të ketë miqësi, sepse, natyrisht unë luaj për një klub tjetër tani dhe dua të fitoj po ashtu”, shtoi ai. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...