Mbështetje e plogësht e Putinit për Serbinë. Kështu i cilëson Dushan Janjiq deklaratat e djeshme të presidentit rus, Vladimir Putin, rreth çështjes së zgjidhjes së problemit të Kosovës, të bëra pas takimit me Aleksander Vuçiqin në Beograd.
Ai thotë se me deklarata të tilla ku thoshte se Rusia do të respektojë vetëm ‘Rezolutën 1244’ Putin nuk ka inkurajuar politikën në Serbi për gjetjen e ndonjë zgjidhje për problemin e Kosovës.
Sipas Janjiq këto deklarime të tij e dëshmuan se çështja dhe zgjidhja e problemit të Kosovës nuk ishte një nga pikat më kryesore dhe më të rëndësishme të takimit.
Në një intervistë për agjencinë e lajmeve Beta, Janjiq ka thënë se të thuash se vetëm do të respektosh ‘Rezolutën 1244’ përmes të cilës do të vazhdohet status-quo, nuk është një qëndrim shpresëdhënës për Serbinë, nëse gjithmonë dëshiron t’i ndryshojë gjërat.
Sipas politikanit serb ‘Rezoluta 1244’ është një ‘histori shumë e mirë ideologjike’, megjithatë thotë se gjendja në terren ka ndryshuar, duke përmendur këtu edhe pavarësinë e Republikës së Kosovës.
“Situata është më e keqe se në kohë e Koshtunicës dhe Tadiçiqt. Edhe më keq për Serbinë nëse Rusia është e interesuar të mbajë gjendjen në status-quo edhe për një kohë më të gjatë”, ka thënë Janjiq, transmeton GazetaExpress
Sa i përket kritikave të Putinit kundër krijimit të Ushtrisë së Kosovës, Janjiq thotë se një deklaratë jo-serioze dhe një mesazh më shumë politik.
Sipas Janjiq Putin asnjëherë nuk do ta udhëzojë Vuçiqin në mënyrë të saktë se çfarë duhet bërë, por ai thotë se presidenti rus do të përdor taktiktën” Të jemi miq më të fortë, unë do të ndihmoj”./GazetaExpress/


