“Janë të rrethuar”, zv/drejtori i Policisë përgjigjet nëse ka të plagosur nga pala serbe

PUBLIKUAR

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës, Fehmi Hoti, ka deklaruar se nuk kanë informacion zyrtar deri më tani nëse nga pala serbe ka ndonjë të plagosur, pasi u tha se së paku 30 persona të armatosur gjenden brenda Manastirit të Banjskës.

Ai tha se perimetri i sigurisë është vendosur rreth e rrotull tyre, raporton Paparaci.

“Deri më tani, nga pala tjetër, zyrtarisht nuk kemi informacion”, tha ai të dielën, para gazetarëve, në një konferencë të përbashkët me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.,

Ai shtoi po ashtu se ka shkëmbim të zjarrit në momentin “që po flasim”, teksa foli për vrasjen e rreshterit Afrim Bunjaku dhe plagosjes së policit Alban Rashiti.

“Këta persona të armatosur, momentalisht janë të rrethuar, i kemi marrë masat e sigurisë, i kemi vendosur perimetrin e sigurisë”, u shpreh Hoti.

SHIKO MË SHUMË

Tahiri: Qeveria pa program, pa identitet dhe pa letërnjoftim politik

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës, Besnik Tahiri, ka deklaruar se Qeveria “Kurti 4”,...

Rreth 9 mijë nxënës në Prishtinë do t’i nënshtrohen kontrolleve sistematike mjekësore

Drejtoria e Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës ka nisur vizitat sistematike mjekësore në 47...

Bajrami: 13 paga për sektorin publik, ndërsa për sektorin privat as pagë minimale

Deputetja e LDK, Hykmete Bajrami, ka reaguar lidhur me grevën e punëtorëve teknikë të...