“Janë dashuaruar me vetveten”, Vjosa Osmani përplaset me Haradinajn për Kurtin në sytë e amerikanëve

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Një personi në Lipjan i sekuestrohet një armë me 13 fishekë

Sipas raportit nga Policia Kosovës bëhet e ditur se është shoqëruar në stacionin policor...

Dy raste të tentim vjedhje në Shkolla në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar për dy raste të temtim të vjedhjes në dy shkolla...

“Columbia University” ka organizuar një debat në të cilin është diskutuar për të ardhmen e Kosovës, dialogun me Serbinë, rrëzimin e Qeverisë Kurti, për taksën e çështjen e korrigjimit të kufijve. Debatin e ka drejtuar amerikani David Philips, ndërkohë pjesëmarrës kanë qenë edhe eksperti për Ballkanin Perëndimor, Daniel Serwer, krye kuvendarja Vjosa Osmani dhe kreu i AAK’së, Ramush Haradinaj.

Në fund të debatit çështja e taksës dhe rënia e Qeverisë Kurti ka bërë që kryetarja e Kuvendit të Kosovës të përplaset me kreun e AAK’së, Ramush Haradinajn, pas deklaratave të këtij të fundit se “Vjosa Osmani dhe Albin Kurti janë dashuruar me vetveten”, raporton Gazeta Express.

Një deklaratë të tillë Haradinaj e ka bërë teksa ka komentuar rënien e Qeverisë Kurti vetëm pas 50 ditësh qeverisje dhe mënyrën se si kryeministri në detyrë Kurti kishte vepruar me heqjen e taksës pa marrë diçka në këmbim.

“Ky lidership nuk është vizionar dhe kjo logjikë e dyshes Kurti dhe Osmani nuk është vizionare, ata kanë rënë në dashuri me vetveten dhe idetë e tyre”, ka thënë Haradinaj.

Ai thotë se një deklaratë të tillë e bazon në atë se sa shpejtë ka rënë qeveria e drejtuar nga Albin Kurti, gjë që sipas kreut të AAK’së s’kishte ndodhur asnjëherë më parë në historinë e Kosovës si shtet.

“S’ka ndodhur asnjëherë që Qeveria të humb legjitimitetin e saj për 50 ditë”, ka shtuar Hardinaj, duke thënë se i vjen keq që ka ndodhur një situatë e tillë por thotë se është realiteti duhet marrë mësim nga gabimet.

Sipas tij nuk do të duhej që Kurti të punonte i vetëm dhe t’i përjashtonte të tjerët, meqë potencon se duhet unitet meqë bëhet fjalë për fatin e Kosovës.

Ndaj një deklarate të tillë ka reaguar ashpër kryetarja e Kuvendi të Kosovës, Vjosa Osmani, duke thënë se deklarata rreth “njerëzve që bien në dashuri me veten e tyre” është një fyerje dhe se fyerja s’është as argument e as provë.

“Nuk dua që të flas për substancën e asaj që z.Haradinaj tha. Por vetëm për komentin e tij për njerëzit që bien në dashuri me veten e tyre. Besoj që fyerjet s’janë as prova dhe as argumente dhe se s’ka asgjë vizionare të fyesh njerëzit edhe po të jenë ata kundërshtarët e tu politik”, ka thënë Vjosa Osmani.

Derisa për çështjen e taksës dhe qëndrimeve të Haradinajt ka reaguar edhe ministri Blerim Reka, duke i thënë se taksa ishte vetëm një veprim, derisa thotë se masa e reciprocitetit është një strategji e politikës së jashtme./GazetaExpress/

SHIKO MË SHUMË

Kusari-Lila demanton Vlora Çitakun: Me PDK-në s’kemi biseduar për zgjedhjet

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari – Lila, i është kundërpërgjigjur...

Mot i vranet dhe me shi

Për të premten parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët, ku pritet të ketë...

Vranësira e shi, parashikimi i motit për sot

Për të enjten parashikohet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe intervale të...