James thotë se ka mbaruar gjithçka me Real Madridin

PUBLIKUAR

James Rodriguez nuk është i interesuar të kthehet në Real Madrid.

Ani pse atë e pëlqen shumë Carlo Ancelotti dhe me të do të kishte më shumë minuta krahasuar me Zinedine Zidane, James thotë se e ka mbyllur me Realin.

I pyetur nëse do të dëshironte të kthehej, ai u përgjigj: “Jo, nuk besoj, Ai cikël është mbyllur, s’do të përsëritet më”.

30-vjeçari kishte shkëlqyer me Real Madridin sezonin 2014/15, por më pas me ardhjen fillimisht të Rafa Benitez e më pas të Zinedine Zidane, gjithçka ndryshoi për keq dhe kurrë më nuk e pati shkëlqimin e dikurshëm.

James ka bërë me Realin 125 paraqitje, ka shënuar 37 gola.

Ai është në kërkim të një skuadre të re sepse Rafa Benitez nuk llogarit në të te Evertoni. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...