James pranë kalimit në Milan

PUBLIKUAR

“Dua të luaj në Serie A”, u shpreh James Rodriguez dhe Milani po punon për t’ia realizuar dëshirën. Fantazisti kolumbian është një nga objektivat e kuqezinjve për postin e lënë bosh nga Hakan Calhanoglu.

30-vjeçari ka qenë afër kalimit te Napoli më parë, por tani duket sikur ka ardhur momenti të provojë më në fund emocionet e futbollit italian. Gazetari kolumbian, Pipe Sierra zbulon të fundit rreth situatës së lojtarit të Everton.

Klubi i Premier League do të marrë javën e ardhshme një ofertë prej 10 milion eurosh + bonuse nga Milani. Kalimi në “San Siro” duhet shoqëruar me një ulje rroge nga lojtari, dhe me këtë gjë po punon agjenti Jorge Mendes.

Për James Rodriguez ka interesim edhe nga Porto, por dëshira e madhe e lojtarit ofensiv (80 ndeshje dhe 23 gola me Kolumbinë) është transferimi tek ekipi i Stefano Piolit. /abcnews.al

 

 

 

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...