James e refuzon Sevillën, dëshiron të luajë në Serie A

PUBLIKUAR

James dëshiron të luajë në Serie A.

James Rodriguez do të ndërrojë sërish skuadër, Rafa Benitez nuk e dëshiron te Evertoni dhe tashmë kolumbiani ka nisur të kërkojë shtëpi të re.

Sipas mediave spanjolle e italiane, Sevilla dhe Milani janë klubet që interesohen më së shumti për ish mesfushorin e Real Madridit.

Madje raportohet se Sevilla ka bërë edhe ofertë zyrtare, por James nuk dëshiron të kthehet në Spanjë.

Ai dëshiron të luajë në Serie A nëse arrin marrëveshje me Milanin dhe gjithçka është në duar të Kuqezinjve, që duhet t’ia plotësojnë kushtet kolumbianit për ta pasur në radhët e tyre. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...