JAKUP KRASNIQI HEQ DORË NGA MANDATI I DEPUTETIT!

PUBLIKUAR

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës për Kosovën, Jakup Krasniqi ka vendosur që të heq dorë nga mandati i deputetit në Kuvendin e Kosovës.

Burime të Gazetës Tribuna bëjnë të ditur se Krasniqi për këtë vendim e ka njoftuar edhe administratën e Kuvendit.

“Nuk dihet arsyet që kanë shtyrë atë që ta lërë pozitën e deputetit. Mirëpo, atij si ish kryetar i Kuvendit i takojnë beneficionet”, ka thënë ky burim i gazetës.

Për heqjen dorë të Krasniqit nga mandati i deputetit Telegrafi kishte raportuar në dhjetor 2014:

LEXO KËTU: Jakup Krasniqi lë karrigen e deputetit?

Jakup Krasniqi ishte zgjedhur deputet në zgjedhje e fundit nacionale të mbajtura me 8 qershor të vitit të kaluar, si kandidat i Nismës për Kosovën.

SHIKO MË SHUMË

Këto zona të Kosovës do të mbesin sot pa energji elektrike

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se të hënën,...

Policia Rajonale e Ferizajt ka nisur fushatën parandaluese “Rrugët e lagështa dhe me ngrica”

Zyra për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun, pranë Drejtorisë Rajonale të Policisë në Ferizaj,...

VV-ja mbledh Këshillin e Përgjithshëm, Arbërie Nagavci flet për rastin e Arlinda Zekajt

Ka nisur mbledhja e 64-t e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje. Shefja e Grupit...