Jahjaga:Nuk do të lejojmë që Kosova të bëhet burim i ekstremizmit

PUBLIKUAR

timthumb

Presidentja e vendit Atifete Jahjaga ka takuar krerët e institucioneve të sigurisë së Kosovës për të diskutuar kërcënimin nga ekstremizmi dhe radikalizmi në vend dhe masat e ndërmarra nga këto institucione për të parandaluar dhe luftuar këtë dukuri të papranueshme.

Duke vlerësuar punën e këtyre mekanizmave dhe kontributin e tyre në sigurinë kombëtare, Jahjaga ka kërkuar nga krerët e institucioneve të sigurisë që ta trajtojnë me prioritet dhe në bashkërendim këtë kërcënim ndaj sigurisë së Kosovës, rajonit dhe më gjerë dhe në bashkëpunim me partnerët tonë strategjik të parandalojnë që Kosova të bëhet eksportuese e këtij kërcënimi global.

Jahjaga theksoi se Kosova në asnjë moment nuk do të lejojë që të bëhet burim i ekstremizmit e strehimore e kriminelëve që nxisin terror dhe urrejtje. Ajo i ka ftuar të gjithë qytetarët e Kosovës e komunitetet fetare që të bashkëpunojnë me autoritetet vendore dhe mekanizmat e sigurisë për t’i përndjekur penalisht individët që qëndrojnë prapa këtyre përpjekjeve për të destabilizuar Kosovën dhe traditën e saj të gjatë të harmonisë ndërfetare.

“Është përgjegjësi e jona si institucione dhe si shoqëri t’i dënojmë këto fenomene të shëmtuara. Ne duhet të distancohemi nga këto akte mizore të kriminelëve, dhe ata duhet t’i denoncojmë dhe t’i trajtojmë si të tillë”, është shprehur Jahjaga.

SHIKO MË SHUMË

Gjilan: Gjenden armë, granata dhe mjete të tjera të dyshimta gjatë punimeve në rrugë

Gjatë ditës së djeshme, në Gjilan janë gjetur disa mjete të dyshuara të pashpërthyera...

Ngjarje e rëndë në Istog: Një burrë dyshohet se u dhunua seksualisht nga tre të tjerë

Një rast tejet i rëndë ka ndodhur më 25 gusht të këtij viti rreth...

Kolona jo të gjata në kufi me Kosovën

Pritjet jo të gjata për të dalë nga Kosova janë regjistruar në pikëkalimet kufitare...