Jahjaga ftohet si presidente në Beograd

PUBLIKUAR

jahjaga-ftohet-si-presidente-n-euml-beograd-dokument_hd

Presidentja Atifete Jahjaga është ftuar në cilësinë e Presidentes së Republikës së Kosovës, nga Komisioni Trelateral i Komisionit Evropian, në konferencën që do të mbahet nga 31 tetori deri më 2 nëntor

Pjesë e kësaj konference do të jenë edhe 180 liderë të tjerë të fushave të ndryshme.

“Kjo është hera e parë që Komisioni takohet me liderët e rajonit në një histori 48 vjeçare në Evropë, ku janë të pranishëm 180 liderë eminent, opinionistë të fushave të ndryshme nga politika, komuniteti i biznesit, media dhe qarqeve të ndryshme akademike të cilët vijnë nga procese të ndryshme vendimmarrëse”, thuhet në ftesën e nënshkruar nga Kryetari të Komisionit për marrëdhënie Trilaterale të Evropës, Jean Claude Trichet.

Ftesën e ka nënshkruar edhe Jovan Kovacic, Kryetar i Grupit të Komisionit Trilateral të Serbisë. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Ora dimërore ka filluar, është zhvendosur një orë prapa

Ora dimërore ka filluar. Në orën tre pas mesnate, akrepat e orës u zhvendosën...

​Përfaqësues të FSK-së përfunduan me sukses kursin për nënoficerët e lartë

Përfaqësues të Forcës së Sigurisë së Kosovës përfunduan me sukses Kursin Ndërkombëtar për nënoficerët...

Dogana e Kosovës zbulon 113 telefona mobilë të kontrabanduar, asnjë dokumentacion për origjinën

Dogana e Kosovës, mbrëmë, më 23 tetor 2026, pas pranimit të informatave përmes rrugëve...