Jaguar I-Pace EV lirohet në masë të madhe, tani me çmim shumë më të përballueshëm

PUBLIKUAR

Si versioni i vitit të kaluar, ashtu edhe ai aktual, kanë pësuar zbritje serioze të çmimit

Konsiderohet si një ndër makinat më të mira SUV që mbushen me rrymë, që kanë të përshtatur kapacitetin dhe përformancën, me dizajnin që ka shumë stil, transmeton Telegrafi.

Deri më tani, Jaguar I-Pace EV ishte një makinë shumë e pëlqyeshme, por jo të gjithë kishin mundësi ta blinin, por blerja është bërë më e përballueshme me lirimin prej mbi 17 mijë eurove.

Sipas Electrek, një I-Pace që kushtonte 65 mijë euro, tani mund të blihet për 47 mijë euro, duke e bërë kështu një makinë elektrike shumë më të lirë se Model Y.

Gjatë vitit të kaluar, Jaguar nuk ka shitur më shumë se 18 mijë njësi të I-Pace, që është një numër shumë më i ulët se sa arritjet e Tesla.

Lirimi i kësaj makine në masë të madhe, besohet të jetë bërë për të tejkaluar shitjet e Tesla, por edhe që të përshtate me tregun, ku rënia e kërkesës së makinave ka qenë  madhe. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Fillon numërimi i votave nga KQZ, këtu mund ta ndiqni

Ka filluar numërimi i votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Votimi për zgjedhjet parlamentare të...

Policia flet për rastin e sulmit në Viti, thotë se po intervistohen dy persona

Një person është sulmuar në fshatin Pozheran të Vitisë. Për këtë rast në polici janë...

KQZ: Nga procesimi i 92.18% të vendvotimeve, 28.57% dalja në zgjedhje deri në orën 15:00

  Sipas të dhënave të fundit të KQZ-së të përditësuara në 16:19, nga procesimi i...