Jaguar F-Pace me 410 kuajfuqi dhe linja shumë të mprehta (Video)

PUBLIKUAR

Derisa po pritet të lansohet një super SUV nga Jaguari, kompania gjermane Hamann e ka ri konstruktuar modelin F-Pece, duke i rritur fuqinë dhe ndryshuar pamjen e jashtme.

Makina me V6, tani i ka 410 kuajfuqi, apo 30 njësi më shumë se që i kishte më parë, duke e bërë shumë më të qëndrueshëm dhe më të shpejtë, transmeton Telegrafi.

Në të njëjtën kohë, është punuar edhe në pamjen e jashtme, duke ia bërë linjat shumë më të mprehta dhe që kanë aerodinamikë më të madhe.

Struktura dhe gjerësia ka mbetur e njëjtë, derisa lartësia është shtuar pak me rrotat 23 inçë, që kanë metal të punuar nga fibrat e aluminit.

Enterieri luksoz ofron rehati të madhe, ndërsa mundësitë teknologjike mbesin të njëjta që i ka pasur F-Pace më herët. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Fillon numërimi i votave nga KQZ, këtu mund ta ndiqni

Ka filluar numërimi i votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Votimi për zgjedhjet parlamentare të...

Policia flet për rastin e sulmit në Viti, thotë se po intervistohen dy persona

Një person është sulmuar në fshatin Pozheran të Vitisë. Për këtë rast në polici janë...

KQZ: Nga procesimi i 92.18% të vendvotimeve, 28.57% dalja në zgjedhje deri në orën 15:00

  Sipas të dhënave të fundit të KQZ-së të përditësuara në 16:19, nga procesimi i...